Deklaratë Për Shtyp
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë 2026 konfirmon se Avokati i Popullit është i akredituar me statusin "A" si Institucion Kombëtar për të Drejtat e Njeriut dhe vazhdon ta ushtrojë mandatin në mënyrë të kënaqshme (f. 38).
Raporti konfirmon gjithashtu se Gjykata Kushtetuese e shqyrtoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe vendosi se procedura ishte e ligjshme (f. 38).
Komisioni vlerëson si të kënaqshëm funksionimin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, i cili është mandat i Avokatit të Popullit (f. 38). Për të dhënat mbi femicidin, raporti përdor si burim Observatorin e Avokatit të Popullit (f. 44, Grafiku 13.2).
Problemi kryesor mbetet zbatimi i rekomandimeve nga ana e institucioneve publike. Në vitin 2025 vetëm 17% e rekomandimeve tona u zbatuan plotësisht. Komisioni kërkon bashkëpunim të Kuvendit me Avokatin e Popullit dhe llogaridhënie për institucionet që nuk i zbatojnë rekomandimet (f. 28).