8 Tetor 2025

Perceptimi Mbi Zbatimet E Rekomandimeve Të Ap, Ballanca: Zbatimi Tërësor Në Masën 100% I Rekomandimeve Është Shumë Sfidues Për Çdo Vend


Perceptimi mbi zbatimet e rekomandimeve të AP, Ballanca: Zbatimi tërësor në masën 100% i rekomandimeve është shumë sfidues për çdo vend

Gjatë dëgjesës publike në mbledhjen e përbashkët të Komisioneve Parlamentare për të Drejtat e Njeriut dhe për Nismat Qytetare, Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, theksoi se disa rekomandime janë shumë komplekse dhe përfshijnë nënrekomandime të shumta, ndaj zbatimi tërësisht në masën 100% i rekomandimeve është shumë sfidues për çdo vend.

Vetëm në vitin e fundit, nga 2047 raste të trajtuara, 42% u zgjidhën nga administrata menjëherë pasi u hap hetimi administrativ.

Problemet më të mëdha vijnë nga pushteti lokal, ku shpesh autonomia vendore pengon zbatimin e rekomandimeve.

Znj. Ballanca theksoi rëndësinë e dhënies së rekomandimeve që promovojnë standardet më të mira, jo ato më të lehta për t’u zbatuar.

“Detyra jonë nuk është vetëm ligjore, por të nxisim standardet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sipas Këshillit të Evropës”, vuri në dukje Avokatja e Popullit