Ditë E Hapur Në Kukës: Banorët I Ankohen Avokatit Të Popullit Për Pronat, Ndihmën Ekonomike, Ujin Dhe Arsimin
I
nstitucioni i Avokatit të Popullit zhvilloi sot një Ditë të Hapur në Bashkinë e Kukësit. Komisioneri ynë Besnik Deda dhe zëvendëskryetari i Bashkisë Abdulla Domi dëgjuan nga afër banorët, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe autoritetet vendore e qendrore, duke ofruar orientim dhe këshillim ligjor.
Problematikat kryesore të ngritura nga komuniteti ishin:
- Pronat e familjeve të përmbytura nga liqeni dhe dokumentacionin e tyre
- Proceset gjyqësore të tejzgjatura që vonojnë drejtësinë për qytetarët
- Mungesa e konsultimit publik dhe e transparencës për ndërtimin e një landfilli
- Kriteret skualifikuese për ndihmën ekonomike dhe mbështetjen sociale
- Vështirësitë e personave me aftësi të kufizuara të përhershme për t'u paraqitur fizikisht në komisionin qendror në Tiranë
- Mungesa e rrjetit të kanalizimeve në zonat rurale
- Ndikimi negativ i hidrocentraleve në pakësimin e ujit për vaditje dhe ujë të pijshëm
- Mungesa e transportit për fëmijët e shkollave në zonat e thella e të largëta
Në përfundim të takimit, stafi i Avokatit të Popullit administroi ankesat konkrete të qytetarëve për të nisur menjëherë hetimet administrative.
Ekspertët tanë ofruan gjithashtu këshillim ligjor për të interesuarit.
Avokati i Popullit mbetet pranë çdo qytetari për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Takimi i radhës do të jetë të martën e ardhshme në Bashkinë e Lezhës. Shihemi më 20 tetor, ora 11:00, te Pallati i Kulturës!