1 Tetor 2025

Në Ditën Ndërkombëtare Të Personave Të Moshuar Kujtojmë Se Të Kujdesesh Për Të Ta Do Të Thotë Të Respektosh Historinë Tënde


Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar kujtojmë se të kujdesesh për të ta do të thotë të respektosh historinë tënde

1 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, Kombet e Bashkuara e kanë shpallur për të kujtuar se moshimi nuk është fundi i rrugës, por një kapitull i rëndësishëm i jetës, ku përvoja është një vlerë për të gjithë shoqërinë.

Në Shqipëri, Avokati i Popullit ka evidentuar sfidat e tyre në qendrat rezidenciale dhe ditore, duke ngritur zërin për standarde më të mira kujdesi dhe duke rekomanduar politika që garantojnë dinjitetin dhe mirëqenien e tyre.

Të kujdesesh për të moshuarit do të thotë të respektosh historinë tënde. T’i dëgjosh, do të thotë të pasurohesh. T’u qëndrosh pranë, do të thotë të mbash gjallë humanizmin e shoqërisë!