18 Shkurt 2026
Forcohet Bashkëpunimi Ndërinstitucional: Avokati I Popullit, Z. Endrit Shabani, Takim Zyrtar Me Kryetarin E Klsh-Së, Z. Arben Shehu
Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, zhvilloi një takim pune në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) me Kryetarin e këtij institucioni, z. Arben Shehu.
Qëllimi i takimit ishte harmonizimi i agjendave të përbashkëta institucionale për të garantuar llogaridhënien e administratës publike dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
Ky takim synon një hap të rëndësishëm në krijimin e një fronti të përbashkët institucional, për përmbushjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të qytetarëve.