6 Tetor 2026

Himarë-Në Ditën E Hapur Të Avokatit Të Popullit Qytetarët Ankohen Për Pronat, Mbrojtjen Nga Zjarri Dhe Spitalet


Himarë-Në Ditën e Hapur të Avokatit të Popullit qytetarët ankohen për pronat, mbrojtjen nga zjarri dhe spitalet

Konfliktet e pronësisë, dëmet e zjarreve dhe mungesa e shërbimit shëndetësor ishin shqetësimet kryesore që banorët e Himarës i paraqitën komisionerëve të Avokatit të Popullit në takimin e sotëm.

Vlerësojmë faktin që Kryetari i Bashkisë, Vangjel Tavo, mori pjesë në takim duke iu përgjigjur drejtpërdrejt ankesave të qytetarëve.

Çështjet e ngritura nga banorët:

  •  Mungesa e një spitali në zonë
  •  Pronësia dhe proceset gjyqësore të zvarritura
  •  Dëmet e zjarreve të fundit dhe kompensimi
  •  Sjellja e policisë dhe respektimi i të drejtave të njeriut
  •  Pronat e komuniteteve fetare
  •  Ndërtimet e planifikuara pranë varrezave

Komisionerët Besnik Deda dhe Erinda Meli këshilluan qytetarët dhe administruan ankesat.

Himara është një nga bashkitë ku Avokati i Popullit do të zhvillojë Ditë të Hapura, ku qytetarët mund të takohen dhe të diskutojnë çështjet e tyre. 

Takimi i radhës do të jetë në Bashkinë e Kuksit, të martën e ardhshme, datë 13 tetor, ora 11:00.