25 Nëntor 2025

Dhuna Digjitale Ndaj Grave, Në Fokus Të Mesazhit Të Kombeve Të Bashkuara Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Tyre


Dhuna digjitale ndaj grave, në fokus të mesazhit të Kombeve të Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj tyre

Sot, Institucioni i Avokatit të Popullit i bashkohet thirrjes globale të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund çdo forme dhune ndaj grave dhe vajzave.

Këtë vit, vëmendja e UN është përqendruar te një kërcënim në rritje: dhuna digjitale – nga ngacmimet dhe përndjekja online, te publikimi i pamjeve intime pa pëlqim, gjuhën e urrejtjes dhe format e tjera të abuzimit në hapësirën virtuale.

Në një epokë ku jeta jonë zhvillohet gjithnjë e më shumë në platforma digjitale, mbrojtja e të drejtave të grave duhet të jetë po aq e fortë online sa edhe offline.

Sot dhe çdo ditë, ne qëndrojmë në krah të grave dhe vajzave për një shoqëri ku siguria dhe dinjiteti janë të garantuara, në çdo hapësirë — fizike ose virtuale. ‎