Të Dhënat Na Orientojnë Drejt Realitetit Të Të Drejtave Të Njeriut, Thotë Avokatja E Popullit

“Të dhënat e sakta na orientojnë drejt për të kuptuar hendekun mes perceptimit dhe realitetit të gjendjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri” – u shpreh Avokatja e Popullit, Znj. Erinda Ballanca, gjatë fjalës së saj në një workshop të organizuar në Ministrinë e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe të Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA).
Avokatja e Popullit nënvizoi se vetëm përmes mbledhjes së rregullt dhe transparente të të dhënave mund të ndërtohen politika të besueshme dhe të matet realisht progresi i vendit në fushën e të drejtave të njeriut. Ajo e cilësoi bashkëpunimin me FRA si një partneritet strategjik për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.