20 Dhjetor 2018

Avokati I Popullit Organizon Festën E Fundvitit Me Fëmijët Me Aftësi Të Kufiziuar


Avokati i Popullit organizon festën e fundvitit me fëmijët me aftësi të kufiziuar

 

Në emër të misionit fisnik që institucioni i Avokatit të Popullit bart për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, në prag të këtij fundviti shpërndajmë mirësi dhe promovojmë të drejtat e këtyre fëmijëve, si fëmijë me aftësi të veçanta.

Natyra sfiduese e problematikave dhe nevojave të aftësisë së kufizuar dhe e gjithëpërfshirjes e bën atë akoma më të veçantë e më kuptimplotë detyrën dhe misionin tonë me një ndjenjë përgjegjësie, respekti e kujdesi për jetën, në cilëndo shfaqje të saj. Ndaj, kemi një rol kryesor në krijimin e klimës së ngrohtë dhe mikpritëse në shoqëri.

Kjo festë u organizua në mjediset e institucionit të Avokatit të Popullit me fëmijët me aftësi të kufizuar, që marrin shërbime në qendrat rezidenciale, konkretisht në Qendrën e Zhvillimit “Pëllumbat”, Tiranë dhe mesazhi kryesor që përçoi ishte: “Përtej klisheve. Festojmë së bashku me fëmijët me aftësi të kufizuara”.

Një falenderim shkon edhe për pedagogen e Fakultetit të Shkencave Sociale të UT, zj.Ina Bregaj dhe grupit të studentëve për nismën e ndërmarrë për mbledhjen e një fondi në ndihmë të këtyre fëmijëve.