22 Nëntor 2025

Ap Mesazh Me Rastin E Ditës Së Alfabetit


AP mesazh me rastin e Ditës së Alfabetit

Sot shënojmë një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e identitetit tonë kombëtar: Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.

Vendimi i Kongresit të Manastirit më 1908 ishte një akt i jashtëzakonshëm emancipimi, që i hapi rrugë arsimit modern, komunikimit të lirë dhe forcimit të vetëdijes sonë kombëtare.

Gjuha është themeli i të drejtave dhe lirive të njeriut. Ajo na jep zërin me të cilin kërkojmë drejtësi, barazi dhe dinjitet. Prandaj sot kujtojmë jo vetëm një vendim historik, por edhe një mjet themelor për pjesëmarrje, shprehje dhe mbrojtjen e të drejtave tona.

Urime Ditën e Alfabetit!

Le të vazhdojmë ta mbrojmë, ta pasurojmë dhe ta përdorim gjuhën tonë si hapësirë lirie dhe qytetarie.