8 Tetor 2025

Shqipëria Drejt Be-Së – Të Drejtat E Njeriut, Në Themel Të Procesit Integrues


Shqipëria drejt BE-së – të drejtat e njeriut, në themel të procesit integrues

Në prezantimin e Raportit Vjetor 2024, Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, theksoi se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është thjesht proces politik apo ekonomik — por mbi të gjitha, një provë e angazhimit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Institucioni i Avokatit të Popullit është i përfshirë në mënyrë të plotë në procesin e integrimit evropian, duke kontribuar në çdo fazë të tij dhe duke u vlerësuar nga Bashkimi Evropian si një institucion në përputhje me standardet evropiane.

“Avokati i Popullit është një institucion i përfshirë në procesin e integrimit 360°, dhe është konsideruar në përputhje me standardet e BE-së. Por për të qenë avangardë, kemi përgatitur një projektligj të ri, i cili vjen pas një analize të thelluar të nevojave të identifikuara nga Bashkimi Evropian.”

Ky projektligj synon përafrimin me Parimet e Venecias për ombudsmanët dhe Parimet e Parisit për Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut si dhe forcimin e mëtejshëm të mandatit të institucionit, duke e bërë Avokatin e Popullit një aktor edhe më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

“Integrimi evropian është një rrugë që matet edhe me mënyrën se si i mbrojmë qytetarët tanë, me respektin që u tregojmë të drejtave të tyre”, u shpreh Avokatja e Popullit