6 Shtator 2022

5-6 Shtator, Varshavë, Poloni


5-6 shtator, Varshavë, Poloni

Avokatja e Popullit Znj.Erinda Ballanca në datat 5-6 Shtator 2022 mori pjesë në Varshave te Polonisë në tryezën e organizuar nga zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), ku u diskutua rreth forcimit të qëndrueshmërisë së Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (IKDNJ), me pjesëmarrje nga gjithë Europa e më gjerë.

Ne kete aktivitet u vleresua sesi të përballohen kërcënimet me të cilat hasen IKDNj-të, dhe sesi të ndërtohen gjatë këtij procesi, institucione të forta, të efektshme e të pavarura, të cilat janë kaq thelbësore për garantimin e promovimit dhe mbrotjtjes së të Drejtave të Njeriut.

Avokatja e Popullit të Shqipërisë, Znj.Erinda Ballanca në konferencë mbajti një fjalim ku ndau eksperiencat e Institucionit të Avokatit të Popullit përballë risqeve dhe kërcënimeve me të cilat përballet qëndrueshmëria e tij.

LINK