Monitorim i fëmijës
6 Shkurt 2019

Monitorim i fëmijës


  1. Ankesa e shtetases znj.Enkeleda Ç. regjistruar ne sistemin e trajtimit të rasteve me nr. dok. 201802458, e cila pretendon, se shtetasi Ardian Ç. (bashkëshorti i saj) po përdor fëmijën e tyre, minorenen me inicialet S.Ç., duke e nxitur atë të kërkojë urdhër të menjëhershëm mbrojtje në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë kundër nënës së saj.

 

Nga informacioni i kërkuar, Njësia për Mbrojtje e Fëmijës, në njësinë administrative Vaqarr, Bashkia Tiranë, na informon se në zbatim të legjislacioni ne fuqi, ka filluar menaxhimin e rastit për të dyja vajzat, ku është hartuar edhe Planit të Mbrojtjes së Fëmijës me inicialet S.Ç. Në vazhdimësi, Punonjësi për Mbrojtjen e Fëmijës, në njësinë administrative Vaqarr do të monitorjë rastin sipas detyrave të caktuara, konkretisht këshillimit orientues drejt shërbimeve dhe ndjekja e rastit në terren. Ky informacion konfirmohet edhe nga Komisariati i Policisë nr. 6 Tiranë, si antarë i Grupit Teknik Ndërsektorial.

Për të ndjekur procedurat e mëtejshme në mbështetje të legjislacionit në fuqi, i kemi ktheyr përgjigje përfundimtare ankuese ku e informojmë të bashkëpunoni dhe bashkërendoni punën me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijës, njësinë administrative Vaqarr, Bashkia Tiranë, si strukturë përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijës.