Informacion përmbyllës lidhur me problematikën e transmetuar në media, për të miturin në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, Tiranë.
6 Shkurt 2019

Informacion përmbyllës lidhur me problematikën e transmetuar në media, për të miturin në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, Tiranë.


Pas publikimit në disa rrjete sociale, në datën 13.12.2018, të një kronike, në të cilën paraqitej një i mitur, që qante, në kangjellat rrethuese të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë, Avokati i Popullit e regjistroi për trajtimin si rast me iniciativë.

Kërkesave për shpjegime të Avokatit të Popullit lidhur me rastin, i janë përgjigjur korrektësisht Drejtoria e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, Tiranë, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e SHSSH Tiranë.

Me Urdhrin nr.26 më datë 11.12.2018, SHSSH ka ngritur grupin e punës, duke përfshirë edhe psikologët për trajtimin e rastit, shqyrtimin e situatës, monitorimin e filmimeve të kamerave të sigurisë të vendosura në institucion, për të verifikuar ngjarjen.

Përfundimi i gjithë këtij procesi ishte lirimi nga detyra i kujdestares E.Ç, “Për shkelje të rëndë të disiplinës në punë…”.

Po ashtu për uljen dhe shmangien e traumës tek fëmija, SHSSH ka vendosur psikologe për trajtimin e tij; sektori social ka planifikuar supervizimin e stafit dhe ndjekjen e të gjitha procedurave standarde për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.

Mbi bazën e këtyre shpjegimeve, si dhe reagimit të shpejtë institucional, ky rast është mbyllur pozitivisht.