28 Mars 2019

Vizitë Pune Në Vjenë


Vizitë pune në Vjenë

Në dt 27-28 mars 2019 një delegacion i Institucioni të Avokati i Popullit, kryesuar nga Avokatja e Popullit zj Erinda Ballanca zhvilloi një vizitë pune në Vjenë me ftesë të homologut Austriak, Dr. Günther Kräuter.
Delegacioni përbëhej nga Zj Erinda Ballanca, Avokate e Popullit, znj Ermonela Xhafa, komisionere e MKPT, znj Neila Peka komisionere e Seksionit të mbrojtjes së fëmijëve, z. Fatbardh Zenelaj, Sekretar i Përgjithshëm i institucionit dhe z. Sokol Shameti, këshilltar i medias.

Gjatë takimit me homologët austriak u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi për bashkëpunimin dypalësh, si edhe perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të IOI-së dhe më gjerë.

Nga ana e homologëve austriak u prezantua veprimtaria e Bordit të Ombudsmanëve të Austrisë, veprimtaria e Mekanizmit Kombëtar Parandalues në Austri (NPM), Bordit Këshillimor për të Drejtat e Njeriut duke u ndalur edhe në angazhimet aktuale dhe objektivat e institucionit.
Nga ana e Avokatit të Popullit, zj. Erinda Ballanca, u prezantuan angazhimet e institucionit dhe problematikat lidhur me të drejtat e njeriut në vend, duke vënë theksin mbi rëndësinë e forcimit të kulturës demokratike, mirëqeverisjes dhe bashkëpunimit ndër-institucional referuar raporteve të Avokatit të Popullit, realizimit të inspektimeve dhe hetimeve administrative, si edhe zbatimint të rekomandimeve nga institucionet në nivel qëndror dhe lokal.

Të dy palët shprehën gaditshmërinë dhe u angazhuan për zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave të mira.