13 Maj 2019

Usaid


USAID

Në përmbyllje të programit të Transparencës në Sistemin e Shëdetësisë, mbështetur nga USAID, Qendra Shqiptarë për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës në bashkëpunim dhe partneritet me institucionin e Avokatit të Popullit (Mekanizmin për Parandalimin e Torturës) kanë përgatitur një Raport Gjetjesh mbi Situatën e shërbimit të shëndetit mendor në Shqipëri.

Ky raport tematik, I përgatitur nga ekspertë të përbashkët të Avokatit të Popullit dhe QSHRT, synon të zgjojë vëmendjen dhe interesin e të gjithë aktorëve ndaj shëndetit mendor, sëmundshmërisë dhe shërbimeve aktuale, e parë në në qasje të integruar të të drejtave dhe lirive themelore, të drejtës për informim dhe transparencës në këtë sektor të rëndësishëm. Gjetjet e ketij raporti do te sherbejne si thirrje per vemendje te shtuar ndaj semundsherise dhe problemtatikave te mbartura ne vite per permiresimin e funksionimit te koncepteve te deinstitucionalizimit dhe sherbimeve komunitare.

Për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve dhe për të garantuar vazhdimisht kushte dhe shërbim shëndetësor me standarde, është thelbësore që politikat shtetërore publike të luajnë rol të rëndësishëm në ndryshimin e qasjes për ofrimin e shërbimeve ndaj kësaj popullate.