1 March 2019

Institucioni I Avokatit Te Popullit Ben Percjelljen E Komisionereve Ne Fund Te Mandatit Dhe Prezanton Komisioneret E Rinj Te Zgjedhur Nga Kuvendi


INSTITUCIONI I AVOKATIT TE POPULLIT BEN PERCJELLJEN E KOMISIONEREVE NE FUND TE MANDATIT DHE PREZANTON KOMISIONERET E RINJ TE ZGJEDHUR NGA KUVENDI

Në institucionin e Avokatit të Popullit u zhvillua sot kalimi i stafetës nga komisionerët e Seksionit të Përgjithshëm, Seksionit të Administratës dhe atij të Veçantë që ishin në përfundim të mandatit, tek komisionerët e rinj të zgjedhur ditët e fundit nga Kuvendi i Shqipërisë.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca falënderoi dhe vlerësoi për kontributin dhe punën e palodhur dy ish-komisionerët z.Arben Shkëmbi dhe z.Ermir Kapedani.

Ajo ndërkohë u uroi mirëseardhjen komisionereve të reja znj.Vilma Shurdha në Seksionin e Përgjithshëm, znj.Ermonela Ruspi në Seksionin e veçantë, si dhe znj.Erjona Canaj e cila mori postin e Komisioneres në Seksionin e Administratës i cili ishte vakant.

Komisioneret e reja përshëndetën të pranishmit dhe falënderuan paraardhësit e tyre.

I gjithë stafi i Institucionit të Avokatit të Popullit i përcolli me falënderime komisionerët largues dhe u uroi punë të mbarë komisionereve të reja.

Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi me votim komisionerët e rinj të Institucionit të pavarur kushtetues të Avokatit të Popullit më 26 shkurt 2019.