14 November 2023

Avokatja E Popullit, Znj. Erinda Ballanca, Takon Studentët E Fakultetit Të Drejtësisë


Avokatja e Popullit, Znj. Erinda Ballanca, takon Studentët e Fakultetit të Drejtësisë

Avokatja e Popullit, Znj. Erinda Ballanca zhvilloi sot një takim me studentët e Fakultetit të Drejtësisë.

 

Gjatë takimit, Znj. Ballanca ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe angazhimit të rinisë në çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut. Ajo ka ndarë përvojën e saj në fushën e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe ka përcjellë një perspektivë mbi sfidat aktuale ligjore.

 

Studentët kanë pasur mundësinë të shprehen dhe të adresojnë pyetje lidhur me rolin e Avokatit të Popullit dhe çështje aktuale që prekin sferën e drejtësisë. 

 

Vizita e studentëve sot në institucion është vazhdim i nismave të Avokatit të Popullit për të avancuar bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe komunitetin, duke krijuar kështu një mjedis të përbashkët për diskutime të thella mbi çështjet ligjore.