Login
Webmail

Të Drejtat

E Drejta për të Përfituar nga Sistemi i Sigurimeve Shoqërore

Sistemi i Sigurimeve shoqërore në vendin tonë përbën skemën kryesore të mbrojtjes shoqërore në Shqipëri. Skema e pensioneve luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen shoqërore dhe në luftën ndaj varfërisë. 

Të drejtat për të përfituar nga fusha e sigurimeve shoqërore janë të drejta, të cilat qytetarët i realizojne në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e cila në pikën 1 të nenit 52, nënvizon se:“ Kushdo ka të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri ose kur është i paaftë për punë, sipas një sistemi të caktuar me ligj”. Marrëdhëniet në fushën e sigurimeve shoqërore rregullohen nëpërmjet Ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim te tij.

E Drejta për Arsim

Arsimi është një nga prioritetet kyçe të zhvillimit dinamik të shoqërisë referuar veçanërisht fëmijëve , të rinjëve,  ku synohet ofrimi i mundësive për pjesmarrje në arsim. Shteti duhet të hartojë politika plotësuese lidhur me nevojën për punësimim të menjëhershëm të të diplomuarve, duke vendosur rezultate konkrete. Cilësia në arsim mbetet  sfidë për brezat, gjë e cila do reflektonte vlera dhe bashkëjetesë gjithpërfshirëse për të gjithë.

Kërkesat për kualifikim të mësimdhënies duhet të shtrihen në të gjithë qytetet dhe komunat ku ka shkolla, për një zhvillim koherent dhe profesional territorial. Barazia dhe mosdiskriminimi ne auditore është çelsi i suksesit për çdo vend të zhvilluar demokratik.

E Drejta për Ndihmë Ekonomike

Programi i ndihmës ekonomike ka si qëllim mbrojtjen e personave në nevojë, të cilët nuk janë në gjendje të sigurojnë një standard të përshtatshëm jetese për vehten dhe familjen e tyre. Ndihma ekonomike si përcaktim ligjor parashikohet në Ligjin nr. 9355 datë. 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar, si dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të këtij ligji. Ky ligj, përcakton sistemin e ndihmës dhe të përkujdesjes shoqërore për të dhënë ndihmë ekonomike familjeve të shtetasve shqiptar, të cilëve ju mungojnë të ardhurat dhe mjetet e jetesës krejtësisht ose i kanë ato të pamjaftueshme. Në rastet kur është e nevojshme dhe e mundshme, në vend të ndihmës ekonomike ose si shtesë e saj, ofrohen shërbime publike të përkujdesjes shtetërore. Familje të varfra apo familje në nevojë konsiderohen familjet që nuk kanë asnjë të ardhur monetare apo materiale dhe po ashtu edhe familje të tjera me të ardhura të pamjaftueshme nga veprimtaria ekonomike, programe të tjera të mbrojtjes shoqërore dhe kapitali.

E Drejta për Kujdes Shëndetësor

Kujdes shëndetësor është tërësia e masave dhe veprimtarive të ndërrmarra nga institucionet e kujdesit shëndetësor, punonjësit shëndetësor dhe shtetasit me qëllim përmirësimin e mirëqënies fizike, mendore e sociale sic përcaktohet në Kushtetutën e Organizatës Botërore të Shëndetësise. Shërbimet e kujdesit shëndetësor janë nderhyrjet mjekësore, për të rritur  mbrojtjen dhe trajtimin shëndetësor nëpërmjet parandalimit, diagnostikimit, masave kurative dhe rehabilituese të siguruara nga ana e ofruesve të te regjistruar të kujdesit shëndetësor. E drejta për kujdes shëndetësor është nje e drejtë themelore e njeriut ku rolin themelor e luan shteti si garantues i sigurisë së pacientit bazuar ne mosdiskriminimin.

Liria e Ndërgjegjes dhe e Fesë

Faqja është momentalisht në përpunim.

E Drejta Për Informim

Faqja është momentalisht në perpunim.

Te Drejtat e Personave me Aftesi të Kufizuara

Diskriminim për shkak të aftësisë së kufizuar

Mosdiskriminimi i personave me aftësi të kuafizuara mbetet një çështje që kërkon vëmendje të veçantë. Ekziston një kuadër ligjor që sanksionon këtë të drejtë, por zbatimi i tij mbetet domosdoshmëri dhe ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve për të drejtat e këtij komuniteti.

Kushtetuta dhe Ligjet ndalojnë diskriminimin kundër personave me aftësi të kufizuar fizike,shqisore, intelektuale dhe mendore në punësim, arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera shtetërore. Megjithatë, punonjësit, shkollat dhe personeli shëndetësor dhe punonjës të shërbimeve të tjera shëndetësore ndonjëherë diskriminojnë këto persona.

Të Drejtat e të Moshuarve

Të moshuarit mbeten një nga grupet më vulnerabël në Shqipëri. Mungesa e sigurimit të një minimum të atdhurash, mund t’i çojë të moshuarit dhe familjet e tyre në varfëri, mund të mos marrin shërbimin e duhur shëndetësor, pra nuk kanë aksesueshmëri në shërbimet e kujdesit shëndetësor. Në shumë raste , të moshuarit që janë në prag të daljes në pension, i largojnë nga puna pa mbushur moshën e përcaktuar ligjore dhe pa u siguruar.

Sigurimi i shërbimeve mbështetëse për personat e moshuar, veçanërisht për ata me aftësi të kufizuara, i bën më të pavarur për të marrë pjesë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Duke i vlerësuar të moshuarit për autoritetin e tyre, mençurinë, përvojën jetësore, duhet të eliminojme neglizhencën dhe përjashtimin e tyre si pjesë përbërëse e familjes dhe e komunitetit, duke ndërtuar një shoqëri për të gjitha moshat.