Login
Webmail

Të Drejtat

E Drejta e Pronës

E drejta e pronës private, një nga të drejtat themelore të njeriut, si kategori bazike ekonomike-juridike e ndërvarur nga struktura përkatëse politike shoqërore e shtetit, mënyrat e fitimit, shpronësimit dhe kufizimit të saj vetëm për interesa publikë dhe kundrejt një shpërblimi të drejtë, e drejta për t’u mbrojtur nga cënimet e saj nëpërmjet një gjykimi administrativ ose gjyqësor public, nga zbatimi i gabuar i ligjit, nga ndryshimet e shpeshta legjislative me ose pa fuqi prapavepruese apo nga veprimet e të tretëve janë të garantuara nga neni 41 i Kushtetuës të Republikës së Shqipërisë, nga Kodi Civil dhe një mori aktesh të tjera ligjore ose nënligjore, si dhe nga neni 1 i Protokollit Shtesë nr. 1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

E Drejta për Strehim

Të drejtat dhe liritë themelore sanksionohen në Kushtetutë dhe garantohen nga aktet ndërkombëtare. Objektivat sociale shprehin synimet dhe objektivat e shtetit në përmbushje të të drejtave dhe nevojave sociale për shtresat në nevojë. Këto objektiva shteti synon t’i realizojë vetë, përmes respektimit të kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon si dhe në plotësim të misioneve dhe përgjegjësive ligjore. 

E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore të Punës

Liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore parashikohen në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë duke filluar nga “E drejta për punë”. Kjo e drejtë, veçanërisht, rregullohet nga dispozitat e Kodit të Punës, i cili ngrihet mbi bazën e Kushtetutës. Sipas nenit 49 të Kushtetutës: “Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme që e ka zgjedhur apo pranuar vetë”.

Mbrojtja e Konsumatorit

Mbrojtja e konsumatorit paraqitet një nga fushat kryesore që lidhet drejtpërdrejtë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rregullimi i kësaj fushe mbështetet në tre shtylla kryesore sikundër janë shëndeti i konsumatorit, sigurimi i konsumatorit  dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave ekonomike të konsumatorit.

E Drejta Mjedisore

Faqja është ende ne perpunim.

E Drejta Për Informim

Faqja është ende në përpunim.