Login
Webmail

Avokati i Popullit Mbron dhe Promovon të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri.

Çdo fëmijë ka të drejtat e tij themelore siç janë e përkujdesit, e arsimimit dhe edukimit, e mbrojtjes sociale, e argëtimit, e drejtësisë… Këto të drejta janë të përcaktuara në ligje, e në mënyrë të posaçme në Konventën e OKB Mbi  ë Drejtat e Fëmijës.

Ju mund t’i drejtoheni Avokatit të Popullit nëse do të ndesheni apo do të vëreni se të drejtat e një fëmije nuk respektohen, apo interesi i tij më i mirë është në rrezik për tu shkelur. Një fëmijë, adoleshent apo një i ri mund të kontaktojë vetë ose të ankohet tek Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit mund të fillojë trajtimin e një rasti edhe me iniciativën e tij, pa patur ankesë individuale, në rastet kur vlerëson se interesi më i lartë i fëmijës nuk merret në konsideratë.

                Avokati i Popullit ka këto kompetenca:

-Trajtim i ankesave individuale, për mosrespektim apo dhunim te te drejtave te femijeve. Shqyrton  ankesat individuale mbi shkeljen e të drejtave të fëmijëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike

-Identifikim dhe nxjerrja ne pah e veprimeve apo mosveprimeve te paligjshme e te parregullta nga ana e organeve shteterore, te cilat ndikojne drejtpersedrejti tek femijet. Kjo sidomos ne kontekstin e shkollave, spitaleve, burgjeve, institucioneve.

-Studim legjislacioni me synim permiresime te metejshme, lidhur me respektimin dhe mbrojtjen e te drejtave te femijeve.

-Promovon ndërgjegjësimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve;

-Përgatit raporte mbi këto çështje pranë autoriteteve përkatëse;

Paraqet rekomandime për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi administrativ.

 

Teksti i plotë i Konventës së të Drejtave të Fëmijëve

 

TË DREJTAT E FËMIJËVE

0-18 vjeç : ju keni të gjitha të drejtat !

Këtu janë të drejtat kryesore

Mbrojtja e jetës dhe mirëqenies fizike, mendore, shpirtërore, morale dhe sociale.

Respekti për nevojat tuaja themelore: të jeni ushqyer siç duhet, të veshur, të keni një banesë dhe të kujdeseni për veten.

Një identitet : një emër, një mbiemër dhe një kombësi

Të trajtoheni si fëmijët e tjerë pavarësisht5 nëse jeni mashkull, femër pavarësisht origjinës tuaj , mendimeve tuaja, besimit tuaj apo besimit te prindërve tuaj.

Të kesh prindërit dhe të jetosh në familje. Kur kjo gjë nuk është gjithmonë e mundur, ju keni të drejtë për zgjidhjen e situatës të përshtatshme për ju.

Arsimimin më të mirë të mundshëm

Mbrojtja kundër të gjitha formave të shfrytëzimit, abuzimit seksual dhe dhunës fizike ose mendore. Askush nuk ka të drejtë t'i nënshtrojë fëmijët në të tilla abuzime.

Pushimi, lojrat, aktivitetet kulturore dhe artistike të përshtatshme për moshën.

Kushtet e veçanta që sigurojnë dinjitetin dhe autonominë tuaj kur jeni i sëmurë, ose në qoftë së keni një aftësi të kufizuar fizike apo mendore.

Mbrojtja e jetës tuaj private duke përfshirë këtu edhe rrjetet sociale.askush nuk ka të drejtë tju ngacmojë apo të flasë në vendin tuaj.

Të shpreheni, të merni pjesë në vendimet që ndikojnë te ju apo në jëtën tuaj sociale.Kjo e drejtë rritet me moshën tuaj.

Një drejtësi e përshtatur për fëmijët.

HISTORIKU I TE DREJTAVE TE FEMIJEVE

Pas Luftës së Parë Botërore, një nga aktet e para të rëndësishme të Lidhjes së Kombeve të krijuar ishte miratimi i Deklaratës së Gjenevës, e cila në pesë pika përcakton të drejtat e fëmijëve dhe përgjegjësitë e të rriturve për respektimin e këtyre të drejtave. Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve është një traktat ndërkombëtar i miratuar nga Ansambleja e Përgjithshme e OKB-së më 20 nëntor 1989.

Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve është një traktat ndërkombëtar të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 20 nëntor 1989. Disa parimet bazë të saj janë mosdiskriminimi, interesi më i lartë i fëmijës, pjesëmarrja e fëmijëve në vendimet që ndikojnë tek ata, e drejta për mbijetesë dhe zhvillim.

Konventa për të Drejtat e Fëmijëve përfaqëson një grupim normash dhe detyrimesh, që kanë për qëllim të pranohen në mbarë botën të cilat mbrojnë të drejtat e fëmijëve. Komuniteti ndërkombëtar, përmes këtij teksti, bëri të njohur se qëniet njerëzore nën 18 vjeç duhet dhe kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë.

Më 19 dhjetor 2011 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Protokollin e tretë Fakultativ të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, duke krijuar një procedurë individuale të ankimimit, në rastet e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve. Protokolli i tretë opsional të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve ka hyrë në fuqi në prill 2014.