Login
Webmail

29/12/2014

Rekomandojmë marrjen e masave organizative për përgatitjen e vend-strehimeve apo vend-qëndrimeve provizore për grupe në nevojë emergjente që kërkojnë ndihmë nga organet e pushtetit vendor me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre 

Drejtuar:Kryetarëve të Bashkive

 

26/12/2014

Rekomandohet marrja e masave konkrete për përmirësimin e formulës së sistemit të pikëzimit, për përfitimin e ndihmës ekonomike. 

Drejtuar : Ministrit së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Z.Erjon Veliaj

                  

26/11/2014

Rekomandimin për sigurimin e fondeve të nevojshme për rritjen e buxhetit të Policisë së Shtetit me qëllim pagimin e punonjësve të saj për orët e punës shtesë, shërbimet suplimentare dhe shpërblimet për punë të mirë.

Drejtuar : Ministrit të Financave Z. Shkëlqim CANI

 

19/11/2014

 Rekomandim legjislativ për përmirësimin e dispozitave të Ligjit nr.9482 datë 3.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar.

Drejtuar: Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj. Eglantina GJERMENI

                       

17/11/2014

 Rekomandohet garantimi dhe respektimi i të drejtave të banorëve të komunitetit rom në zonën e Selitës lidhur me programet e strehimit social 

Drejtuar: Nën Kryetar i Bashkisë , Z. Enno Bozdo

 Enti Kombëtar i Banesave   Drejtore, Znj.  Doris ANDONI

 Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ,

 Drejtoria e Shërbimeve Urbane dhe Strehimit, Znj. Aida SESERI     

 Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,Drejtore e Përgjithshme e Politikave Sociale,Znj. Merita XHAFAJ               

                                                                                                                                

17/11/2014  

Rekomandim për analizimin e menjëhershëm të praktikave administrative të ndjekura dhe akteve administrative të nxjerra nga ana e INUK, për ndërtimet e ndodhura në zonën e Selitës, ku do të zbatohet projekti i ndërtimit të ”Unazës së Re”. 

Drejtuar : Kryenispektore e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Kombëtar  Znj. Dallëndyshe BICI

 

9/10/2014

Rekomandohet rishikimi i Vendimit të Task Forcës Nr. 1 datë 28.02.2014, ndaj punonjësve të administratës publike lidhur me pagesat e detyrimeve të faturave të energjisë elektrike

Drejtuar : Zëvendës Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë  Z. Niko PELESHI