Login
Webmail

Pyetje dhe Përgjigje

Cili është roli i Avokatit të Popullit?

  • Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të çdo personi nga veprimet e paligjshme, ose të parregullta të administratës publike.

Kush mund t’i drejtohet Avokatit të Popullit?

  • Çdo  individ ose grup individësh përfshirë edhe fëmijët e mitur

Kur mund të ankoheni tek Avokati i Popullit?

  • Në çdo rast kur gjykoni se jeni viktimë e një gabimi, ose padrejtësie dhe të drejtat dhe liritë tuaja janë shkelur.

Në çfarë forme mund të drejtoj një ankesë tek Avokati i Popullit?

  • Ankesë online
  • Ankesë më shkrim, e dërguar me postë
  • Duke u paraqitur në institucionin e Avokatit të Popullit
  • Duke u paraqitur në zyrat rajonale të Avokatit të Popullit
  • SMS në numrin 0689034648
  • Në numrin 08001111 (të burgosurit dhe personat e ndaluar në dhomat e paraburgimit)

A  zëvendëson Avokati i Popullit, avokatin privat?

  • Jo, Avokati i Popullit nuk e zëvendëson avokatin tuaj privat

A ka kompetencë Avokati i Popullit të ndërhyjë në një proces gjyqësor?

  • Jo, Avokati i Popullit nuk ofron ndihmë gjyqësore  dhe nuk ka kompetencë të ndërhyjë në një proces gjyqësor