Login
Webmail

Promovimi

Në kuadër të zbatimit të Projektit Danez “Mbështetja Daneze për Avokatin e Popullit në Shqipëri. Arritja tek komunitetet lokale, shoqërinë civile dhe mediat 2012-2013”, institucioni ynë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtarë për Studime Sociale, po kryen inspektime në disa qendra rezidenciale të përkujdesjes shoqërore. Konkretisht, deri më datë 03.11.2014, janë kryer këto inspektime:

 

  • Qendra e Zhillimit, Vlorë, më datë 09.09.2014
  • Shtëpia e Foshnjës Vlorë , më datë 09.09.2014
  • Shtëpia e Foshnjës, Sarandë, më datë 10.09.2014
  • Qendra e Zhvillimit “Unë jam si Ju”, Berat, më datë 29.10.2014
  • Qendra e Zhvillimit, Edukimit dhe Integrimit “Lira”, Berat, më datë 30.10.2014
  • Qendra Ditore e Zhvillimit, Lezhë, më datë 07.10.2014
  • Shtëpia e të Moshuarve , Kavajë, më datë 22.20.2014
  • Qendra Ditore për Autikët, Gjirokastër, më datë 03.11.2014
  • Shtëpia e të Moshuarve, Gjirokastër, më datë 03.11.2014

 

Për problemet e konstatuara janë dërguar rekomandimet përkatëse Kryetarëve të Bashkive dhe Shërbimit Social Shtetëror.