Login
Webmail

Projekte me mbështjen ndërkombëtare

 

Që nga fundi i vitit 2012, institucioni i Avokatit të Popullit është duke zbatuar projektin me titull “Mbështetje danez të Avokatit të Popullit Shqiptar: Arritja e të komuniteteve lokale, shoqërisë civile dhe mediat (2012-2015)”, i cili financohet nga Mbretëria e Danimarkës dhe është mbështetur në zbatimin e tij nga Instituti Danez për të Drejtat e Njeriut. Ky projekt është i përbërë nga pesë shtylla kryesore: 1) Hartimi i një plani strategjik me një kohëzgjatje prej disa vitesh për institucionin e Avokatit të Popullit; 2) Përmirësimi i sistemit teknologjik të (IT) institucionit; 3) Forcimi i partneritetit me shoqërinë civile dhe mediat; 4) Forcimi i partneritetit me njësitë e qeverisjes vendore; 5) Përmirësimi i nivelit të inspektimeve në sistemin e paraburgimit dhe në institucionet penitenciare.

Në kuadër të këtij projekti, për herë të parë që nga krijimi i tij, institucioni i Avokati i Popullit ka zhvilluar një Plan Strategjik që mbulon periudhën 2013-2015. Ky Plan Strategjik përcakton katër fusha strategjike të ndërhyrjes së punës së institucionit të Avokatit të Popullit në vitet e ardhshme, parashikon disa projekte për çdo fushë të ndërhyrjes, si dhe përcakton treguesit e performancës për matjen e progresit në arritjen e prioriteteve dhe objektivave të institucionit. Plani Strategjik, i cili është në dispozicion edhe në gjuhën shqipe dhe angleze, shpjegon në detaje se si Avokati i Popullit do të marrë një rol më aktiv në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në shoqërinë shqiptare. Avokati i Popullit është i vetëdijshëm se nuk do të jetë faktori i vetëm aktiv në realizimin e Planit Strategjik në vitet në vijim, pasi progresi i rendit të të drejtave të njeriut në Shqipëri kërkon angazhimin e aktorëve të ndryshëm në shoqëri. Duke pasur parasysh këtë, plani strategjik është hartuar nëpërmjet një procesi të gjerë konsultimi midis stafit të institucionit me përfaqësues të institucioneve të tjera publike dhe organizatat e shoqërisë civile. Ky proces gjithëpërfshirës ka garantuar që pikëpamjet e palëve të ndryshme përfshirë këtu edhe partnerët, si dhe planet për veprime konkrete të përbashkëta, të jenë pjesë e Planit Strategjik.

Me datë 2 tetor 2013, institucioni i Avokatit të Popullit bëri prezantimin zyrtar të “Planit Strategjik 2013-2015 të Institucionit të Avokati të Popullit”. Gjatë prezanimit të tij morën pjesë përfaqësues të ndryshëm nga institucionet publike, nga përfaqësitë diplomatike të adredituara në Shqipëri, organizata të ndryshme ndërkombëtare si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend.