Login
Webmail

Ermir Kapedani- KOMISIONER

Ermir Kapedani ka lindur më 28 shtator të vitit 1971 në Tiranë. Ai ka kryer Shkollën e mesme të Pergjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë në vitet 1988-1992, si dhe është diplomuar si Jurist në vitin 1996 pranë Universitetit të Tiranes, Fakulteti i Drejtësisë me mesatare të përgjithshme 9.7.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai zotëron aftesi komunikuese dhe bashkëpunimi mjaft të mirë në ekip, bazuar kjo në funksionet shoqërore të vazhdueshme që ka ushtruar gjatë periudhave të studimit dhe në punë, duke mbajtur përgjegjësi drejtuese në të gjitha grupet ku ka punuar.

 Z. Kapedani ka ideuar dhe organizuar Forumin Rinor për të verbër, me synimin e integrimit të të rinjve të verbër në drejtim të arsimimit, punësimit, vetëpërfaqësimit në shoqeëri, aktivizimin në aktivitete kulturore- sociale, edukimin mbi mundësitë e karrieres, rritjen e kapaciteteve për pjesëmarrje aktive në vendimmarrje për të drejtat e tyre.

Ai ka organizuar komunitetin e të verbërve të degës Tiranë në të gjitha nivelet duke udhëhequr dhe zbatuar gjithë aktivitetet e nevojshme për implementimin e projekteve të lidhura më këtë kategori sociale të drejtuara gjatë eksperiencave të tij të punës. 

z. Kapedani ka ushtruar një seri funksionesh si më poshtë :

 Janar 1998– Dhjetor  1999, Koordinator i Projektit “Zhvillimi i  aktiviteteve te SHVSH”, Dega Tirane, Financuar nga  Bashkia Tiranë

Prill- Nëntor 2003 Drejtor i projektit “Integrimi i fëmijeve të verbër në familje”, financuar nga Fondacioni Soros

Prill-Tetor 2004, Drejtor i Projektit “ Aktivitete për fëmijët e verbër një mundësi për intengrim:, financuar nga Fondacioni Soros

Janar – Nëntor 2005, Drejtor i Projektit “Marrja e njohurive kompjuterike nga personat e verbër një  mundësi për integrim”, financuar nga CIDA dhe Fondacioni Soros

Prill- Korrik 2005, Drejtor i Projektit “Pjesëmarrja e qytetarëve të verbër në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare”, financuar nga Prezenca e OSCE ,Tiranë

2005- Drejtues i Sekretariatit teknik pranë KKPAK