Login
Webmail

Arben Shkëmbi- Seksioni i Veçantë 

 

Arben Shkëmbi ka lindur në Tiranë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Gjithashtu ka kryer studimet Master në degën E drejta Publike. Është Anëtar i Dhomës së Avokatisë në Tiranë dhe i licensuar për të ushtruar profesionin e Avokatit. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Detyra që kryen në funksionin e Komisionerit pranë Institucionit të Avokatit të Popullit: Drejton Seksionin e Çështjeve të Veçanta (Sistemin e Drejtësisë, Prokurori, Gjykatë, Permbarim, Organet e Policisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Shërbimet Informative, Sistemin e Burgjeve) në lidhje me ankesat drejtuar për ndihmë institucionit për respektimin e të drejtave të njeriut nga shkeljet e pretenduara nga individë, shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 z. Shkëmbi ka ushtruar një seri funksionesh si më poshtë :

Prill 2014, e në vijim Komisioner i  Avokatit te Popullit, rizgjedhur  nga Kuvendi  me vendimin nr. 21/2014.

Nentor  2010, Komisioner i  Avokatit te Popullit, zgjedhur nga Kuvendi me vendimin nr. 69, datë 04 nentor 2010.

Tetor  2010, Specialist, Sektori i Shpronesimeve të  pasurive të paluajteshme për Interesa Publike në Drejtorinë  e Shërbimeve Juridike në MPPT.

Shkurt 2006, Specialist, Sektori i hartimit të dokumentave  për Prokurimet publike  në  Drejtorinë e  Shërbimeve Juridike në MPPTT.

Maj 2001- Shkurt  2006, Drejtor  i  Drejtorisë së Integrimit dhe Çështjeve Juridike në Ministrinë  e  Transportit  dhe  Telekomunikacionit, 

Qershor 2000-Maj 2001, Përgjegjës Sektori në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit,

Dhjetor 1999- Qershor 2000, Specialist në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit

Gusht 1997- Dhjetor 1999, Specialist në  Institutin e Studim Projektimeve të Ndërtimit, Tiranë, Ministria e Punëve Publike.

Korrik 1994- Gusht 1997 Specialist, N.M.P. (P.M.U.), Njësia e Manaxhimit të Projektit për Sistemin e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajteshme, Tiranë.

Korrik 1986- Korrik 1994 Specialist, I.S.T. Tiranë.

 

ashkembi@avokatipopullit.gov.al

hhysa@avokatipopullit.gov.al

pazemaj@avokatipopullit.gov.al

snushi@avokatipopullit.gov.al

askuqi@avokatipopullit.gov.al