Login
Webmail

 

 

KATALOGU ONLINE I BIBLIOTEKES

 

 

Qendra  e Dokumentacionit për të Drejtat  e Njeriut

 

Qendra  e Dokumentacionit për të Drejtat e Njeriut  do të ofroj shërbimet e saj për të gjithë studiuesit, mësuesit, studentët, shoqërinë civile etj, që  kërkojnë informacion për  të drejtat e njeriut.

Qendra e Dokumentacionit për të Drejtat  e Njeriut  u krijua në maj të vitit 2016,  në kuadër të projektit të qeverisë daneze “DANIDA” .

Misioni i qendrës :

-Kjo Qendër ka për qëllim  të mbledhë dhe të vërë në dispozicion të gjitha dokumentet që përmbajnë informacion të besueshëm dhe të rëndësishëm për të drejtat e njeriut.

-Të arkivoj materiale te ndryshme si foto, libra, revista, buletine, raporte, vendime etj.  mbi të drejtat e njeriut  kudo në botë,

-T’i ofroj këto materiale online për të gjithë përdoruesit e interesuar.

 

Vizioni i qendrës:

Të krijoj  një arkiv dixhital për publikimin e  materialeve  mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri.

 

Koleksionet e Qendrës së Dokumentacionit për të Drejtat  e Njeriut

Koleksioni i Qendrës së Dokumentacionit për të Drejtat e Njeriut aktualisht është modest.

Në këtë  qendër numërohen rreth 400 tituj librash, revistash  dhe botimet e institucionit.

mund te  klikoni :   www.avokatipopullit.gov.al/biblioteka

Ju jeni të mirëpritur të kontaktoni bibliotekaren e Qendrës së Informimit për të Drejtat e Njeriut, e cila mund t'ju ndihmojë me udhëzime për të kërkuar në katalogun e qendrës dhe mbledhjen e informacionit të kërkuar.

 

Shërbimet nga Qendra  e Dokumentacionit​ për të Drejtat  e Njeriut

 

Shërbimet nga Qendra e Informimit jepen kryesisht pa pagesë.

Ofrohet shërbimi i fotokopjes, 4 PS për përdoruesit me internet.

Përdoruesit e Qendrës së Informimit për të Drejtat e Njeriut janë të mirëpritur të përdorin materialet që në disponojmë:

ORARI   8: 30 – 16: 30

Avokati i Popullit   www.avokatipopullit.gov.al/biblioteka

                            mhysenaj@avokatipopullit.gov.al

                            Fletëpalosja e bibliotekes AP

Në qoftë se ju, apo organizata juaj, prodhoni një artikull, raport, pamflet ose lloj tjetër të burimeve që përmbajnë informata që kanë rëndësi për punën tonë, ne do të jemi shumë mirënjohës  të na njoftoni, dhe, nëse është e mundur, duke marrë një kopje ose një lidhje.