Login
Webmail

Integrimi Evropian

Procesi i integrimit në BE, është një proces në të cilin Shqipëria duhet të tregojë vlerat e saj, dhe që meriton të jetë pjesë e familjes europiane. Në këtë kontekst të gjitha institucionet shtetërore dhe institucionet e pavarura kushtetuese kanë rolin dhe përgjegjësinë e tyre për të kontribuar në përputhje me fushën e kompetencës së tyre, në plotësimin e detyrimeve që Shqipërise i janë vendosur gjatë këtij procesi nga institucionet e BE.

Avokati i Popullit është angazhuar të japë kontributin e tij institucional, për çdo iniciativë, analizë apo çështje, që kërkon të zgjerojë apo edhe garantojë hapësirën e individëve për ushtrimin e të drejtave dhe lirive të tyre themelore në përputhje me, Kushtetutën, aktet ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi.

Institucioni i Avokatit të Popullit, ka kontribuar në vazhdimësi me nismat, aktivitetet dhe rekomandimet e tij, edhe në drejtim të plotësimit të masave të parashikuara në Planin e Veprimit për Zbatimin e 12 Rekomandimeve të BE për Shqipërinë.  

Në Planin e Veprimit për zbatimin e 12 rekomandimeve të BE për Shqipërinë, për vitin 2012, janë të parashikuara disa masa, të cilat në vlerësimin tonë mund të ndikojnë jo në mënyrë të drejpërdrejtë, në garantimin e te drejtave dhe lirive të individit, dhe për rrjedhojë për të cilat nuk ka patur një ndikim apo veprim të institucionit të Avokatit të Popullit.

Në kuadër të këtij angazhimi nga institucioni i Avokatit të Popullit është hartuar dhe një Raport i Veccantë

 

Rekomandimi 6 “Reforma në administratën publike”

Në rekomandimin 6, çështjet të cilat janë vlerësuar lidhen me masat ku përcaktohet detyrimi për miratimin e një projektligji të ri “Për statusn e nëpunësit civil”, si dhe për “zbatimin efektiv të kuadrit ligjor ekzistues”.

Rekomandimi 7 “Reforma në Gjyqësor”

Vlerësimi dhe kontributi i institucionit të Avokatit të Popullit në këtë rekomandim është fokusuar në masat të cilat garantojnë aksesin në drejtësi të grupeve vulenarbël, si dhe zbatimin efektiv të vendimeve gjyqësore.

Rekomandimi 10 "Strategjia dhe plani i veprimit për të drejtat e pronë"

Për këtë rekomandim fokusi ynë ka qenë miratimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të drejtën e pronës, dhe parashikimi në të i detyrimeve të përcaktuara në VKM 350/2011.

Rekomandimi 11 "Forcimi i mbrotjes së të drejtave të njeriut"

Institucioni i Avokatit të Popullit ka vendosur një bashkëpunim të formalizuar me organizatat jofitimprurëse të cilat kanë në fushën e veprimtarisë së tyre cështjet e viktimave të dhunës.

Rekomandimi 12, zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit për trajtimin e të ndaluarve dhe të dënuarve në burgjet, paraburgim dhe komisaritatet e policisë

Lidhur me zbatimin e këtyre rekomandimeve nga Institucioni i Avokatit të Popullit është përgatitur nje raport i veçantë, i cili i është përcjellë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Delegacionit të BE në Shqipëri etj.