Login
Webmail

Histori të Jetuara

Çështje me Rekomandim të Pranuar

Nxënësja A.M, 15 vjeç e banuese në Pogradec paraqiti një ankesë, ku shprehej se është me aftësi të kufizuara lëvizëse dhe ndjek shkollën 9 vjeçare “Gjok Shqiptari”, dhe vetëm pas disa muajsh, me mbarimin e ciklit 9 vjeçar do të vijojë studimet në shkollën e Mesme “Muharrem Çollaku” Pogradec.

Prindërit e saj janë interesuar dhe kanë konstatuar se mungon infrastruktura për personat me aftësi të kufizuara, pra rampat për hyrjen si dhe në brendësi të ambjenteve të shkollave. Duke e konsideruar si një mangësi serioze në infrastrukturën e këtyre ambjenteve shkollore, që përbën premisë për shkeljen e të drejtave njerëzore të nxënësve me aftësi të kufizuara që të mund të ndjekin procesin e arsimimit e të edukimit, si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë.

Ankesa e shtetases A.B (rast i suksesshem, çështja Nr.201300663).

Shtetasja A. B (pedagoge e brendshme në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë të Tiranës), paraqiti një ankesë në institucionin e Avokatit të Popullit, në lidhje me zhvillimin dhe problemet ligjore që ajo kishte hasur në një procedurë konkurimi që po zhvillohej në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë të Tiranës, për zgjedhjen e Shefit të Shërbimit të Laboratorit Klinik-Biokimik-Mikrobiologjik.

Ankese e Z. M.B banor ne Komunen Paskuqan

Prane Avokatit te Popullit paraqiti ankese z. M.B banor ne Komunen Paskuqan, i cili shprehu shqetesimin ne lidhje me mosmarrjen e ndihmës ekonomike të nipërve ete tij, nga Komuna Paskuqan, Tiranë.

Ankese e Z. R.B nga Komuna Lekaj, Kavaje

Pranë Avokatit të Popullit paraqiti ankesë z. R.B nga Komuna Lekaj Kavaje, i cili kishte tre muaj që nuk merrte pagesën e paaftësisë si invalid i grupit të dytë.

Hetimin administrativ rreth shkrimit në Gazetën Shqiptare, me titull “Mjekja refuzon punën me infermieren me shami”.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka filluar hetimin administrativ për një shkrim në  Gazetën Shqiptare, me titull “Mjekja refuzon punën me infermieren me shami…”. Në këtë shkrim bëhej fjalë për një incident ndodhur ndërmjet mjekes endokrinologe F. Gj, me të cilën është caktuar të punojë infermiere I. H.

Ankesë shtetasi A.M, me objekt: mosdhënien e së drejtës për të përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, pas ndërprerjes së këtij pensioni për shkak të punësimit të tij.

Pranë Institucionit të Avokatit të Popullit ka paraqitur ankesë shtetasi A.M, me objekt: mosdhënien e së drejtës për të përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, pas ndërprerjes së këtij pensioni për shkak të punësimit të tij. Sipas shpjegimeve të tij, ankuesi kishte përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në vitin 1992. Në muajin Dhjetor të vitit 2012 kishte filluar aktivitet privat dhe më datë 14 Dhjetor të po atij viti kishte bërë deklaratën e tij për fillimin e këtij aktiviteti.