Login
Webmail

Histori të Jetuara

Përgjithësimi i një rasti pozitiv për sektorin e policisë

Në Institucionin e Avokatit të Popullit janë administruar disa ankesa nga qytetarë të ndryshëm, pronarë të mjeteve të transportit. Ankuesit ngrinin shqetësimin e tyre lidhur me vendosjen e gjobave administrative në mungesë nga punonjësit e Policisë Rrugore. Ankuesit pretendonin se nuk i kishin kryer shkeljet e Kodit Rrugor, nuk ishin ndaluar asnjëherë nga punonjësit e policisë për t’u vënë në dijeni për kryerjen e këtyre shkeljeve ligjore, nuk ishin njoftuar për shkeljet sipas nenit 199 të K.Rrugor dhe se gjobat u janë vendosur në mënyrë arbitrare nga punonjësit e Policisë Rrugore.

Ankese e shtetases me aftësi të kufizuar M. D, banuese në Komunen Allkaj të Lushnjës

Me Iniciativën e Avokatit të Popullit, mbi bazën e ngjarjes së bërë publike në Balkanweb, artikulli i dates 28 Gusht 2013 “Invalidja denoncon babanë dhe vellanë: “Më dhunojnë, pasi me lidhin, fle në mullar”, ka marrë në shqyrtim rastin e shtetases M. D, banuese në Komunen Allkaj të Lushnjës, e datëlindjes 1991, persone me aftësi të kufizuar.

Ankesë e shtetasit A.S, i dënuar ne Burgun e Bençës Tepelenë.

Rast i zgjidhur pozitivisht nga ndërhyrja e institucionit tonë në lidhje me ankesën e të dënuarit A.S i dënuar nga Burgu i Bençës Tepelenë.

Me datën 02.08.2008  shtetasi A.S. nga Tepelena ankohet tek institucioni i Avokatit të Popullit se nga data 02.08.2010 e në vazhdim që është arrestuar dhe mbahet në burgun e Bençës,Tepelenë padrejtësisht pasi për dënimin e tij nuk ekziston ndonjë vendim gjyqësor i formës së prerë, dhe as ndonjë urdhër ekzekutimi nga organi i Prokurorisë.