Login
Webmail

Histori të Jetuara

Ankues: M. S. nga Shkodra, ankohet ndaj “CEZ Shperndarje” sh.a., Shkodër (Nr. Doculive 201302860)

Institucioni i Avokatit të Popullit ka marrë në shqyrtim ankesën e M.S., banues në Shkodër, i cili është ankuar ndaj Kompanisë “CEZ Shpërndarje” sh.a., Shkodër, për mosfaturim mujor të harxhimit të energjisë elektrike.Ankuesi pretendoni se Kompania “CEZ Shpërndarje”, sh.a., Shkodër, e ka faturuar konsum të lartë mujor të energjisë elektrike, për shkak se leximi i matësit është bërë jo në mënyrë të rregullt, çdo muaj, por një herë në tre muaj.

Ankues: B. R, banues në Sarandë, ankohet ndaj Bashkisë Sarandë, për një ndërtim pa leje (Nr. Doculive 201302604)

Institucioni i Avokatit të Popullit ka marrë në shqyrtim ankesën e B.R., banues në Sarandë, i cili është ankuar ndaj nga Bashkisë Sarandë, për mosprishje të një ndërtimi pa leje.

Ankuesi pretendon se në katin e parë të pallatit të tij, në qendër të qytetit të Sarandës, përballë Agjencisë Ndërkombëtare të Udhëtarëve “Maksa Travel”, është ngritur një ndërtim pa leje, me konstruksion hekuri, verandë (bar-Kafe Old School), i cili ka krijuar shqetësim tek banorët, por megjithë ankesat e vazhdueshme, ky problem nuk është zgjidhje.

Ankues: E. Z., banues në Yzberisht, Tiranë, ankohet për mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm (Nr. Doculive 201301697)

Institucioni i Avokatit të Popullit ka marrë në shqyrtim ankesën e 140 familjeve në zonën e Yzberishtit, Tiranë, të cilët ankohen ndaj Ndërmarrjes “Ujësjellës-Kanalizime” sh.a., Tiranë, lidhur me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.

Mbi ankesën e banorëve në Komunën Fushë-Kuqe, Laç lidhur me mungesën e furnizimit me energji elektrike për këtë zonë

Institucioni i Avokatit të Popullit, në funksion të ushtrimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të shtetasve nga veprimet apo mosveprimet të organeve të administratës publike, duke marrë shkas nga ankesa e Z. Ndue Prenga pranë zyrave tona, ka ndërmarrë shqyrtimin e rastit të banorëve në Komunën Fushë e Kuqe, Laç, ku prej më shumë se pesë vjetësh vuajnë mungesën e furnizimit me energji elektrike.

Ankese: P.SH., banuese në Tiranë, ndaj V.K.M. nr.192, datë 09.03.2011, "Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit pronarëve në të holla për vitin 2011".

Pranë Institucionit tonë është ankuar shtetësja P.SH., banuese në Tiranë, ndaj  V.K.M. nr.192, datë 09.03.2011, “Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit pronarëve në të holla për vitin 2011’’, ku një nga dokumentat për aplikim ishte dhe prokura e posaçme e  nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, për të tërhequr vlerën financiare, në emër të subjektit të shpronësuar.

Mbi rastin e ndërmarrë me inisiativë nga Gazeta On-line “Unë Flas”, për pagesat e  faturave të ujit të pijshëm duke bërë ndalesat përkatëse nga ndihma ekonomike

Institucionit i Avokatit të Popullit, duke marrë shkas nga një artikull i publikuar në gazetën on-line “Unë flas”, ka ndërmarrë me inisiativë trajtimin e rastit lidhur me aplikimin e masave nga Bashkia Kukës, për pagesat e faturave të ujit të pijshëm nga ndihma ekonomike.

Konkretisht, në këtë artikull citohej se për të gjithë përfituesit e ndihmës ekonomike bëhet ndalesa në vlerën mbi 18 % të saj,  për pagesat e faturave të ujit të pijshëm. Të njëjtën skemë Bashkia e Kukësit e ka  aplikuar edhe për vjeljen e taksave vendore në çdo fillim viti.