Login
Webmail
Undefined

Qendër e qëndrueshmë shumëdisiplinare në njësinë bashkiake nr.7 në Tiranë.

Organizata zbatuese: ARSIS, Organizatë shoqërore e përkrahjes së të rinjve (OJF).

Titulli i projektit: Qendër e qëndrueshmë shumëdisiplinare në njësinë bashkiake nr.7 në Tiranë.

Partner në zbatim: (OJF) Fëmijët e botës dhe të Shqipërisë (FBSh/DN) dhe Bashkia e Tiranës.

Data e fillimit dhe e mbarimit të projektit:  01 janar 2014 – 31 dhjetor 2015.

Misioni i ARSIS: Misioni i ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për fëmijë, të rinj dhe familje në gjendje vulnerabël dhe komunitete rome e egjiptiane të mënjanuara në Shqipëri.

Qëllimi i projektit: Mbrojtja dhe integrimi i fëmijëve romë e egjiptianë në gjendje rruge apo në gjendje të tjera të vështira, duke rritur aksesin e tyre në shërbimet bazë, duke ofruar zhvillim aftësish dhe mundësi shoqërore-ekonomike të qëndrueshme.

Numri i përfituesve: 400 fëmijë në gjendje vulnerabël, 260 familje rome e egjiptiane, 7 vend-ngulmime rome ne Tiranë.

Produktet e projektit:

  • Fuqizimi nga një OJF i një qendre sociale të specializuar për fëmijë dhe familjet e tyre, dorëzim i plotë i shërbimeve në përfundim të projektit për t’u vijuar nga Bashkia e Tiranës;
  • Një model për t’u përsëritur në shkallë vendi, partneritet i një OJF me pushtetin vendor;
  • Ofrimi i shërbimeve të nevojshme dhe atyre krejtësisht të munguara përfshirë:
  • Shërbime shumëdisiplinare në qendër dhe në terren (ndërhyrje në komunitet dhe puna në rrugë), nga e hëna të në premte, ora 08.00 – 17.00;
  • Modelet e përgjigjeve emergjente me gatishmëri 24 orë/ditë, 365 ditë/vit: a) Fuqizimi i një qendre pritëse emergjence për fëmijë dhe nëna të vlerësuar në gjendje rreziku; b) ofrim shërbimi psiko-social dhe manaxhim rasti për fëmijët në komisariatet e Policisë, qendra rezidenciale, pika kufitare.

Rezultatet dhe treguesit e suksesit:

  • Sigurimi i mbijetesës, i zhvillimit personal të 400 fëmijëve romë e egjiptianë në gjendje rruge ose në gjendje të tjera vulnerabël;
  • 50 fëmijë/ditë përfitojnë nga shërbimet ditore të qendrës; 40-60/vit fëmijë do të regjistrohen në Regjistrin e Gjendjes Civile; 250 fëmijë do të regjistrohen në shkollë dhe do të mbështeten në vazhdimësi; 40 fëmijë dhe 5 gra do të përfitojnë shërbime mjekësore falas çdo muaj;
  • Përmirësim i gjendjes ekonomike dhe shoqërore të 260 familjeve Rome e egjiptiane; 5 gra çdo javë do të përfitojnë mbështetje materiale, trajnime profesionale dhe qytetare; çdo vit 50 përfitues do të pajisen me letërnjoftime biometrike;
  • Adresim i cështjeve të fëmijëve në gjendje vulnerabël dukë bashkëpunuar duke ngritur kapacitetet me aktorët e fushës;
  • Rritje e përgjigjes nga institucionet dhe nga publiku i gjërë mbi të drejtat e fëmijëve, komuniteteve dhe familjeve Rome /Egjiptiane.

Mënyrat për matjen e rezultateve kryhen kryesisht nëpërmjet:

  • Mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave sipas treguesve nga database i projektit;
  • procesit të monitorimit dhe vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm.