Login
Webmail

Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës

Institucioni i Avokatit të Popullit funksionon në bazë të atributeve që i jepen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, si edhe Ligji nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, (i ndryshuar). Ky institucion, ka atributin e mbikëqyrjes së zbatimit të standardeve të paracaktuara nga instrumente të ndryshme ndërkombëtare, të cilat kanë në fokus mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Me miratimin e ligjit nr. 9094, datë 03.07.2003 “Për ratifikimin e Protokollit Opsional të Konventës kundër Torturës dhe Dënimeve të tjera Çnjerëzore dhe Degraduese (OPCAT)”, rrjedh edhe detyrimi për të krijuar një strukturë kombëtare për parandalimin e torturës ose për të bashkëngjitur një aktivitet të tillë në një institucion me profil të ngjashëm pune. Avokati i Popullit, si një institucion i pavarur me fokus të veçantë tek të drejtat e njeriut dhe tek “Parimet e Parisit”, vlerësoi të ishte autoriteti i duhur në garantimin e funksionimit profesional dhe të pavarur të MKPT-së, sikurse specifikohet në OPCAT.

Në mënyrë që të formalizonte këtë propozim, Avokati i Popullit iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryeministrit me një rekomandim, duke shpjeguar arsyet se pse ky institucion ishte zgjidhja më e mirë për të luajtur rolin MKPT-së. Pas këtij rekomandimi dhe me miratimin e buxhetit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2008, më 3 janar të vitit 2008 filloi de facto puna e Avokatit të Popullit në rolin e MKPT-së. Njohja ligjore e MKPT-së Shqiptare, si një strukturë e veçantë pranë Avokatit të Popullit në Shqipëri, u bë efektive kur ligji nr. 9888, datë 10.03.2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin' Për të drejtat dhe trajtimin e personave të paraburgosur'”, u miratua nga Parlamenti shqiptar.

Sipas OPCAT, qëllimi i veprimtarisë së Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) është zbatimi i vizitave të rregullta në të gjitha hapësirat e institucioneve publike ku liria e individit është e kufizuar. Me këtë kuptim, inspektimet, vizitat dhe çdo kontroll tjetër i kryer në Institucionet e Policisë së Shtetit, në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgje dhe paraburgime), në Spitale Psikiatrike dhe Infektive, në baza dhe reparte ushtarake, në Drejtoritë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit si dhe në qendrat e tjera të strehimit të emigrantëve të paligjshëm dhe personave të trafikuar, ka pasur si objektiv të sigurojë një mbulim të plotë monitorues mbi situatën e të drejtave të njeriut në këto institucione, të parandalojë shkeljet, si dhe të mbajë një qëndrim zyrtar mbi problematikat e konstatuara.

Për më tepër, problemet e identifikuara nga këto vizita inspektuese janë përkthyer në rekomandime dhe raporte periodike kombëtare dhe ndërkombëtare progresi, në mënyrë që të promovohet respektimi i vazhdueshëm i të drejtave, si edhe përmirësimi i standardeve të trajtimit të personave të privuar nga liria nga personeli që shërben në këto ambien