Login
Webmail
Undefined

Informim, ndërgjegjësim dhe parandalim i kancerit të gjirit te gratë.

Qëllimi i ndërhyrjes, objektivat:

Krijimi dhe kultivimi te gratë dhe vajzat shqiptare i kulturës për parandalimin e kancerit të gjirit nëpërmjet; informimit, ndërgjegjësimit, vizitave dhe mamografive falas,ecjes masive ndërgjegjësuese në bulevardin e Tiranës, në muajin ndërkombëtar të luftës kundra kancerit të gjirit, ku marrin pjesë gra e vajza nga e gjithë Shqipëria.

Organizata zbatuese dhe misioni i saj:

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare  (YWCA of Albania), një organizatë kombëtare, një herësh pjesë e një organizmi ndërkombëtar, si World YWCA, e përhapur në 125 vende në mbarë botën, e ka shëndetin e grave një ndër përparësitë e saj. Shoqata synon të mobilizojë forcën e grave dhe të vajzave, që t'i angazhojë ato në çështje me rëndësi jetike për gjithë shoqërinë për të siguruar të drejta njerëzore, liri, drejtësi, dinjitet, siguri, shëndete paqe. Ky përbën edhe misionin e përbashkët të Shoqatave Kristiane kombëtare të Grave të Reja (YWCA) në mbarë botën.

Partnerët bashkëpunues dhe numri i përftuesve:

Shoqata bashkëpunon me një numër organizatash, korporatash dhe institucionesh shtetërore, si: Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë, Spitali Hygeia, kompania Top-Media, Instituti i Shëndetit Publik, Spitali Amerikan, Bashkia e Tiranës, kompania farmaceutike Hoffmann-La Roche, Bankat Raiffeissen dhe NBG Bank, kompanite celulare AMC, Eagle Mobile, etj. Shoqata prej 5 vjetësh, organizon një ecje masive ndërgjegjësuese në bulevardin e Tiranës, ku çdo vit marrin pjesë rreth 500 pjesëmarrës të cilëve u ofrohen materiale informuese dhe vizita e mamografi falas.

Rezultatet dhe treguesit e suksesit/permiresimet e gjeneruara qe e bejne nderhyrjen nje praktike te mire:

Gjatë këtyre 5 viteve falë Shoqatës dhe partnerëve të saj kanë mundur të kryejnë vizita dhe mamografi falas më tepër se 1500 gra e vajza nga Tirana, Shkodra, Lezha, Kukësi, Durrësi, Fieri, Berati, Elbasani, etj. Në aktivitetin e vitit 2012 rreth 400 gra e vajza dhe jo vetëm firmosën një Peticion drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për hartimin e një strategjie të luftës kundër kancerit të gjirit.

Mënyrat për matjen e rezultateve:

Pjesëmarrja e grave dhe vajzave   në aktivitetet që lidhen me luftën kundër kancerit te gjirit, përfshirë ecja ndërgjegjesuse në muajin tetor. Takimet e shpeshta me mjekë onkolog në mjediset e Shoqatës. Regjistrimet e grave për kryerjen e mamografisë, etj.

Produktet e projektit:

Shpërndarja e fletëpalosjeve, broshurave dhe materialeve të tjera informuese. Spoti i ndërgjegjësimit i shpërndarë në media, rrjete sociale, etj.