Login
Webmail

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT PËRSHËNDET ZGJATJEN E MISIONIT SHQIPTAR NË OPERACIONIN E NATO-S NË EGJE

 

Institucioni i Avokatit të Popullit në Shqipëri përshëndeti sot vendimin për zgjatjen edhe për një vit tjetër, të misionit shqiptar të Forcave Detare në operacionin e NATO-s në detin Egje.

Në cilësinë edhe të presidentes së Shoqatës së Ombudsman-ëve të Mesdheut, avokatja e Popullit Erinda Ballanca shprehu kënaqësinë që Shqipëria po e vazhdon angazhimin e saj, sado modest në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit të qindra dhe mijëra emigrantëve që hyjnë përmes detit në kontinentin tonë.

Ky mision para së gjithash humanitar dhe pjesëmarrja që Shqipëria ka në të përmes një anijeje të forcave të saj ushtarake detare, dëshmon edhe një herë vlerat e solidaritetit dhe respektit për jetën që shoqëritë tona duhet të ndajnë.

Avokatja e Popullit përgëzon Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për angazhimin dhe gatishmërinë e treguar për zgjatjen e këtij misioni në kuadrin e integrimeve Euro-Atlantike.

Ashtu si institucione të tjera të të drejtave të njeriut, Institucioni i Avokatit të Popullit do ta vazhdojë angazhimin e vet në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të emigrantëve apo azilantëve.