Login
Webmail

THIRRJE PËR PLOTËSIM TË DOKUMENTACIONIT PËR KANDIDATËT QË NUK KANË PËRMBUSHUR KRITERET FORMALE PËR SHKAK TË MUNGESËS SË DOKUMENTACIONIT TË KËRKUAR LIGJOR, PËR POZICIONET E ANËTARËVE TË INSTITUCIONEVE TË RIVLERËSIMIT KALIMTAR TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

 

 

Avokati i Popullit, në zbatim të pikave 1 dhe 2 të Vendimit nr.18/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, “ Për kthimin e dosjeve të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e Rivlerësimit tek Avokati i Popullit për riplotësim të dokumentacionit”, të nenit 71 të Kodit të Procedurave Administrative, si dhe neneve 6 dhe 7 të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” shpall thirrjen për kandidatët që nuk kanë përmbushur kriteret formale, të paraqesin plotësimin e dokumentacionit të kërkuar ligjor për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

 

Të gjithë kandidatët aplikante për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës, ftohen të plotësojnë këtë dokumentacion brenda një afati 7 ditor, duke filluar nga data 20.03.2017 deri në  datë 27.03.2017, sipas njoftimit përkatës publik të institucionit të Avokatit të Popullit.

 

Kandidatët aplikantë duhet të dorëzojnë dokumentacionin plotësues në një prej formave si më poshtë:

 

            1- Paraqitjes së kandidatëve pranë institucionit të Avokatit të Popullit   në adresën: Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr. 2, Tiranë zyra e protokollit,      brenda datës 27.03.2017 ora: 08:30-20:30.

 

2- Plotësimin e dokumentacionit dërguar me postë zyrtare në adresën: Bul. “Zhan D’Ark”, nr. 2, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda afateve ligjore të aplikimit dhe duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar brenda datës 27.03.2017.

 

3- Plotësim dokumentacioni përmes postës elektronike    në adresën: reformanedrejtesi@avokatipopullit.gov.al brenda datës 27.03.2017 ora 23:59.

 

Në zbatim të legjislacionit për të drejtën e informimit, emrat e kandidatëve aplikues, që kanë shprehur interesin për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentacionit do të bëhen publike në faqen zyrtare të institucionit të Avokatit të Popullit www.avokatipopullit.gov.al.

 

Gjithashtu, çdo kandidat do të njoftohet individualisht në rrugë elektronike si dhe në numrin e telefonit mbi mungesat përkatëse të konstatuara në fazën e parë të aplikimit.

 

Për më shumë informacion në lidhje me kriteret dhe procedurat e parashikuara, lutemi klikoni në adresën: http://www.avokatipopullit.gov.al/vetingu;ose kontaktoni në numrat e mëposhtëm:

 

+355 4 2380 322

+355 4 2380 328

+355 66 56 08 355

+355 67 25 36 112

+355 68 66 93 050

 

 

Shënim: Dita e mërkurë datë 22.03.2017 megjithëse është pushim zyrtar, njoftohet se do të jetë ditë pune për institucionin e Avokatit të Popullit