Login
Webmail

Lista me emrat e organizatave që përmbushin kriteret për të qenë pjesë e KOMISIONIT TË SHOQËRISË CIVILE, që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR, si dhe në KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

 

Në përputhje me dispozitat ligjore të parashikuara në nenin 56 pika 11 si dhe nenit 154 pika 11 të ligjit nr. 115/2016, "Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë",  Avokati i Popullit përfundoi verifikimin për plotësimin dhe përmbushjen e kritereve nga organizatat që shprehën interesin për të qenë pjesë e KOMISIONIT TË SHOQËRISË CIVILE, që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR, si dhe në KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË.

Pas përfundimit të verifikimit Avokati i Popullit publikon emrat e organizatave që përmbushin kriteret ligjore si më poshtë:

 

1)  Fondacioni “Grupi i të Drejtave të Njeriut”

2) TLAS

3) Fondacioni Shoqëri e Hapur për Shqipërinë

4) Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë

5) Qendra Europiane

 

Nuk përmbushin kriteret:

 

  1. Biblioteka Kombëtare e të Verbërve;

     2. Instituti Kombëtar i Ekspertizës së Personave me Aftësi të Kufizuar (IKEPAK)