Login
Webmail

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT MBËSHTET GAY (P)RIDE TIRANA

Përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit mbështetën dhe iu bashkuan aktivitetit Gay (P)Ride Tirana, i cili u zhvillua sot në kryeqytet.

Për të shtatin vit radhazi, personat dhe organizatat e komunitetit LGBTI në Shqipëri parakalojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre, kundër diskriminimit.

Institucioni i Avokatit të Popullit konsideron se lufta për të drejtat e këtij komuniteti është luftë për të drejtat e njeriut ndaj shpreh solidaritetin me të gjitha nismat që nxisin fuqizimin e këtij komuniteti, pjesë e shoqërisë sonë.

Një ekip i gjerë i Avokatit të Popullit mori pjesë sivjet në pedalimin e Gay (P)Ride.