Login
Webmail

DEKLARATË PËR MEDIA

 

Avokati i Popullit, në përmbushje të detyrimeve ligjore të parashikuara në nenet 27 dhe 125  të ligjit nr. 115/2016, "Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë dhe në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Pavarur Ad Hoc, ka publikuar njoftimin për zhvillimin e mbledhjes së rradhës të Komisionit të Pavarur "Ad-Hoc", për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, ditën e Hënë,  datë 13.03.2017,  ora 14:00, pranë zyrave të Avokatit të Popullit.

Mbledhja e këtij komisioni ka qenë në pamundësi objektive për t’u zhvilluar, për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo mbledhje do të zhvillohet në një datë tjetër, sa më shpejt që të jetë e mundur,  sipas njoftimit të ri, që do të publikohet në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit www.avokatipopullit.gov.al

Ndërkohë, Avokati i Popullit i ka përcjellë një shkresë Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”. Një shkresë tjetër  i është dërguar Kryetares së Autoritetit për Informimin mbi dokumentat e ish sigurimit të shtetit. Kjo shkresë synon verifikimin që kandidatët aplikues nga radhët e avokatëve për KLGJ dhe KLP të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose favorizues nga ish Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit “Mbi të drejtën e informimit me dokumentet e ish Shërbimit të Sigurimit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Shkresa Drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm

Shkresa Drejtuar Kryetares së Autoritetit për Informimin mbi dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit