Login
Webmail

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, takon Ambasadorin Austriak, në Tiranë, z. Johann Sattler

 

Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, priti dje në një takim Ambasadorin Austriak, në Tiranë, z. Johann Sattler.

Në këtë takim, Avokatja e Popullit, znj. Ballanca vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me homologët austriakë, si dhe kontributin e z. Gunther Krauter, që është njëkohësisht edhe Sekretari i Përgjithshëm i IOI (Institutit Ndërkombëtar të Ombudsmanëve). Znj. Ballanca e konsideroi mbështetjen e deritanishme, si dhe ndarjen e eksperiencave në fushën e të drejtave të njeriut, si një kontribut të rëndësishëm në forcimin e institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri.  Znj. Ballanca shprehu dëshirën e vazhdimit dhe thellimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Nga ana e tij, Ambasadori Austriak, në Tiranë, z. Johann Sattler e uroi Avokaten e re të Popullit për marrjen e kësaj detyre mjaft të rëndësishme, si dhe garantoi se mbështetja e qeverisë austriake, do të vijojë të jetë prezente dhe sinjifikative, në funksion të forcimit të institucionit kryesor të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri.