Login
Webmail

Në datë 12. 07.2017 Avokati i Popullit, znj. Erinda Ballanca organizoi në ambientet e institucionit një takim me rreth 13 shoqata anëtare të  Koalicionit “Drejtësi për të gjithë”.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i raportit të hartuar nga ky Koalicion, mbi problematikat që ata kishin konstatuar gjatë monitorimit të veprimtarisë së komisioneve “Ad -Hoc” në Kuvend, lidhur me përzgjedhjen e kandidaturave për institucionet e rivleresimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorë në RSH.

Rëndësi e veçantë në takim ju kushtua disa shqetësimeve konkrete të ngritura në raportin e hartuar nga Koalicioni, lidhur me mënyrën e administrimit të procesit nga institucioni i Avokatit të Popullit.

Nga ana e Avokatit të Popullit u siguruan edhe një herë të ftuarit për gadishmërinë e vijimit të bashkëpunimit të mëtejshëm mes institucionit të Avokatit të Popullit dhe Koalicionit “Drejtësi për të gjithë”, si dhe transparencën e institucionit tonë në këtë proces.