Login
Webmail

Avokati i Popullit, znj. Erinda Ballanca priti më 11.07.2017 në një vizitë zyrtare homologun e saj të Kosovës, z. Hilmi Jashari.

 

Në këtë vizitë zyrtare Avokati i Popullit të Kosovës është shoqëruar nga znj. Shqipe Ibraj Mala- Zëvendëse e Avokatit të Popullit/ Udhëheqëse e MKT, z. Isa Hasani, Zëvendës i Avokatit të Popullit, z. Basri Berisha, Zëvendës i Avokatit të Popullit dhe znj. Arberita Kryeziu, Udhëheqëse e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Me rastin e kësaj vizitë, Avokati i Popullit të Kosovës uroi zonjën Ballanca për marrjen e detyrës. Ndër të tjera ata vlerësuan me nota të larta bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve dhe diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

U ra dakord që bashkëpunimi mes dy institucioneve të përqëndrohet në: shkëmbime të ndërsjellta të stafit, inspektime të përbashkëta, si dhe mbështetja reciproke e institucioneve në rrjetet rajonale, europiane dhe ndërkombëtare.