Login
Webmail

Avokati i Popullit, në përfundim të afatit të thirrjes për aplikimet për "Anëtarë të Komisionit të Shoqërisë Civile", që do të kryejnë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në Këshillin e Lartë Gjyqësor si dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ju bën me dije emrat e organizatave që kanë shprehur interes:

Konkretisht:

1)  Fondacioni “Grupi i të Drejtave të Njeriut”

2) TLAS

3) Fondacioni Shoqëri e Hapur për Shqipërinë

4) Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë

5) Qendra Europiane

6) Biblioteka Kombëtare e të Verbërve

7) Instituti Kombëtar i Ekspertizës së Personave me Aftësi të Kufizuar (IKEPAK)

 

Në përputhje me dispozitat ligjore të parashikuara në ligjin nr.115/2016, "Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë",  organizatat e shoqërisë civile që kanë shprehur interes, duhet të plotësojnë tre kritere ligjore:

 

1-    Të jenë të regjistruara sipas legjislacionit përkatës;

2-   Të punojnë në fushën e sistemit të drejtësisë ose të të drejtave të njeriut;

3-    Të kenë zbatuar projekte në këtë fushë të paktën 5 vitet e fundit,

 

Avokati i Popullit, brenda një afati 10 ditor do të verifikojë plotësimin e kritereve nga organizatat që kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e komisionit të verifikimit paraprak të shoqërisë civile.

Në rast se më shumë se 5 nga organizatat që kanë shprehur interesin plotësojnë kriteret e mësipërme ligjore, mbledhja e parë e këtij komisioni do të përzgjedhë me votim të fshehtë organizatat që do të jenë anëtare të këtij komisioni. Pesë organizatat që do të marrin më shumë vota, konsiderohen të përzgjedhura si anëtare të komisionit të shoqërisë civile. Në rast të barazimit të votave, votimi përsëritet midis organizatave me vota të njëjta.

Shënim: Kësaj liste mund ti shtohen edhe  Organizata te tjera te Shoqërisë Civile, të cilat mund të kenë dërguar shprehjen e tyre të interesit dhe dokumentacionin përkatës me rrugë postare. Në cdo rast do të merren në konsideratë aplikimet përkatëse që mbajnë vulën postare në datë 08.02.2017 kur ka qenë edhe afati i fundit i aplikimit.