Login
Webmail

 

Mesazh i Avokatit të Popullit, z. Igli Totozani

“Jini proaktiv, gjejini këta njerëz dhe mbrojini. Të gjithë jemi përgjegjës për jetën e tyre”

“Një tjetër person i pambrojtur ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit, sipas raportimit të medias. Trishtim dhe dhimbje për një tjetër viktimë të neglizhencës dhe indiferencës.  

Nuk do të lodhemi së kërkuari  dhe mbështetur pushtetin vendor, forcat e Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e tjera shtetërore në marrjen e masave urgjente për të pastrehët, të vetmuarit, endacakët, në mënyrë që askush të mos humbasë jetën në këto ditë të vështira. Është më shumë se sa e nevojshme angazhimi  I të gjithë qytetarëve, që të njoftojnë për çdo rast, sidomos  në qytete të vogla, ku njerëzit i njohin personat e pastrehë dhe të vetmuar.

Përgëzojmë forcat e rendit dhe ato bashki që kanë marrë masa në këtë drejtim, duke ju ofruar ndihmë shumë personave në nevojë.  

I bëjmë thirrje dhe mbështesim  administratën vendore, forcat  e Rendit Publik, çdo strukturë shtetërore , çdo funksionar publik, çdo qytetar : Jini proaktiv, gjejini këta njerëz dhe mbrojini. Të gjithë jemi përgjegjës për jetën e tyre.”