Login
Webmail

DEKLARATË PËR MEDIA

 

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së një njeriu të pastrehë  në Durrës, për shkak të të ftohtit, sic raportohet edhe në media. “Kjo është një tragjedi  njerëzore e paralajmëruar. Drejtuesit vendor nuk duhet të presin që të pastrehët apo të vobektit t’u zënë derën e zyrës, por të dalin vetë në terren së bashku me stafet e tyre, të identifikojnë qytetarët në nevojë dhe t’u ofrojnë atyre ndihmë dhe strehë”, shprehet z. Totozani.

Avokati I Popullit i bën thirrje edhe qytetarëve që të njoftojnë organet lokale dhe punonjësit e Policisë së Shtetit  sa herë të shohin në rrugë njerëz të pastrehë, fëmijë apo të moshuar të braktisur. “Të gjithë duhet të kontribuojmë në mbrojtje të së drejtës së jetës”, thekson Avokati i Popullit, z. Igli Totozani.