Login
Webmail

DEKLARATË PËR MEDIA

 

Zyrat  Rajonale të Avokatit të Popullit në Kukës, Pogradec, Fier , Berat, Sarandë dhe Dropull i Sipërm,në dispozicion të qytetarëve në nevojë edhe në fundjavë

Përfaqësuesit e Zyrave  Rajonale të Avokatit të Popullit në Kukës, Pogradec, Fier , Berat, Sarandë dhe Dropull i Sipërm, do të jenë në gadishmëri për të ofruar ndihmën e tyre,  për çdo person që gjendet në nevojë, në këto ditë të ftohta, me temperatura  tepër të ulëta, si dhe për të monitoruar situatën pranë autoriteteve vendore për masat e marra dhe efektivitetin e tyre.  Këto zyra do të jenë të hapura edhe gjatë ditëve të fundjavës.

Avokati I Popullit ka urdhëruar përfaqësuesit e këtyre zyrave që të jenë në dispozicion  vecanërisht të grupeve vulnerabël , si personat e vetmuar, të pastrehë, popullsinë rome, por edhe për të sëmurët që nuk kanë mundësi të shkojnë pranë institucioneve shëndetësore, etj.  

Për të qenë sa më pranë qytetarëve në këto ditë të vështira po bëjmë publike edhe numrat e kontaktit të përqësuesve të këtyre zyrave.   

 

1.       Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit  Sarandë

Adresa:                                Godina e Bashkisë , Kati I

Perfaqësues:     Z. Shkëlqim Hajno

                                Cel: 069 22 35 026

 

2.       Zyra Rrajonale e Avokatit të Popullit Dropull i Sipërm

Adresa:                                Godina e Bashkisë ,Kati I

Perfaqësuese:  Znj. Vjoleta Kolo

                                Cel: 069 75 58 262

 

3.       Zyra Rrajonale e Avokatit të Popullit  Berat

Adresa:                                Godina e ish- Drejtorisë Arsimore, Kati I

Perfaqësuese: Znj. Dorina Gozhina

                                Cel: 069 43 40 721

 

4.       Zyra Rrajonale e Avokatit të Popullit Fier

Adresa:                                Godina e Bashkisë, Kati I

Perfaqësuese: Znj.Laureta Roshi

                                Cel: 069 58 81 288

 

5.       Zyra Rrajonale e Avokatit të Popullit  Kukës

Adresa:                                Pallati i Kulturës, Kati I

Perfaqësues:     Z.Besmir Billa

                                Cel: 068 52 65 656

 

6.       Zyra Rrajonale e Avokatit të Popullit  Pogradec

Adresa:                                Godina e Teatrit të Kukullave, Kati I

Perfaqësues:      Z. Egli Rustemi

                                 Cel: 069 44 24 669

 

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, i është drejtuar me një rekomandim të posaçëm dretuesve të pushtetit vendor që të marrin të gjitha masat për të garantuar që në këto ditë të ftohta dimri t’I gjenden pranë në mënyrë të vecantë njerëzve të pamundur, si dhe të përshtasin  strehëza provizore për  të pastrehët.  Në ato raste kur nuk ka mundësi për të garantuar strehim të përshtatshëm për ta,  drejtuesit vendorë  duhet të hapin zyrat e tyre në shërbim të qytetarëve nevojtarë.