Login
Webmail

KONFERENCËN E INSTITUTIT NDËRKOMBËTAR TË OMBUDSMANËVE

E ftuar nga Ombudsmanët Federalë të Belgjikës, Avokatja e Popullit të Shqipërisë Erinda Ballanca në cilësinë e Presidentes së Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), mori pjesë këto ditë në Konferencën e Institutit Ndërkombëtar të Ombudsmanit (IOI) për Europën, organizatë në të cilën është anëtar edhe Institucioni ynë i Avokatit të Popullit.

Konferenca kishte si temë kryesore “Ombudsmani në një shoqëri të hapur dhe pjesëmarrëse”, duke e fokusuar objektin e vet në çështje si Ombudsmani në marrëdhëniet e tij më aksesin në informacion dhe transparencën; Ombudsmani si katalizator për pjesëmarrjen e qytetarëve; si dhe Ombudsmani si garant i angazhimeve ndërkombëtare;

Konferenca e këtij viti shënonte edhe 40-vjetorin e krijimit të IOI-së dhe 20-vjetorin e krijimit të Institucionit të Ombudsmanit Federal të Belgjikës.

Asambleja e përgjithshme statutore e IOI-së u pasua nga një ceremoni me rastin e 40-vjetorit të Organizatës, ndërsa konferenca zhvilloi punimet më 2 dhe 3 tetor.

Gjatë punimeve të konferencës, u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi midis presidentes së AOM Ballanca dhe presidentit të IOI, Peter Tyndall, në të cilin palët u zotuan të rrisin bashkëpunimin, shkëmbimin e ekspertizës si dhe të njohurive respektive në fusha që u përkasin të drejtave të njeriut