Login
Webmail

Çdo fëmijë ka të drejtat e tij themelore siç janë e përkujdesit, e arsimimit dhe edukimit, e mbrojtjes sociale, e argëtimit, e drejtësisë… Këto të drejta janë të përcaktuara në ligje, e në mënyrë të posaçme në Konventën e OKB Mbi  ë Drejtat e Fëmijës.
Ju mund t’i drejtoheni Avokatit të Popullit nëse do të ndesheni apo do të vëreni se të drejtat e një fëmije nuk respektohen, apo interesi i tij më i mirë është në rrezik për tu shkelur. Një fëmijë, adoleshent apo një i ri mund të kontaktojë vetë ose të ankohet tek Avokati i Popullit.
Avokati i Popullit mund të fillojë trajtimin e një rasti edhe me iniciativën e tij, pa patur ankesë individuale, në rastet kur vlerëson se interesi më i lartë i fëmijës nuk merret në konsideratë.
    Avokati i Popullit ka këto kompetenca:
-Trajtim i ankesave individuale, për mosrespektim apo dhunim te te drejtave te femijeve. Shqyrton  ankesat individuale mbi shkeljen e të drejtave të fëmijëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike 
-Identifikim dhe nxjerrja ne pah e veprimeve apo mosveprimeve te paligjshme e te parregullta nga ana e organeve shteterore, te cilat ndikojne drejtpersedrejti tek femijet. Kjo sidomos ne kontekstin e shkollave, spitaleve, burgjeve, institucioneve.
-Studim legjislacioni me synim permiresime te metejshme, lidhur me respektimin dhe mbrojtjen e te drejtave te femijeve.
-Promovon ndërgjegjësimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve;
-Përgatit raporte mbi këto çështje pranë autoriteteve përkatëse; 
Paraqet rekomandime për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi administrativ.

Teksti i plotë i Konventës së të Drejtave të Fëmijëve