Login
Webmail

Anëtarësia në Organizatat dhe Rrjetet Ndërkombëtare

 

Institucioni i Avokatit të Populli duke pasur në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, është aktualisht anëtar me të drejta të plota në 8 prej shoqatave/organizatave ndërkombëtare të ombudsmanëve, si më poshtë:

  1. Institutit Ndërkombëtar të Ombudsmanit (IOI) krijuar në 1978, anëtar që nga viti 2000.
  2. Institutit Europian të Ombudsmanit (EOI) krijuar në 1988, anëtar që nga viti 2000.
  3. Shoqatës së Ombudsmanit dhe Mediatorit Frankofon (AOMF), krijuar në 1998, anëtar që nga viti 2000.
  4. Shoqatës së Ombudsmanit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës (USOA) krijuar në 1977, anëtar që nga viti 2006.
  5. Shoqatës së Ombudsmanit të Ndërkombëtar (IOA) krijuar në 1977, anëtar që nga viti 2007.
  6. Shoqatës së Ombudsmanit të Vendeve Mesdhetare (AOM), krijuar ne 2008, anëtar që nga viti 2009.
  7. Komiteti Koordinues Ndërkombëtar për Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (ICC), krijuar më 1993. Institucioni i Avokatit të Popullit është akredituar në ICC për herë të parë në vitin 2004 dhe riakrediatuar më 2008.
  8. Së fundmi, institucioni i Avokati i Popullit është antarësuar më 10.01.2014 në Rrjetin Europian të Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut (ENNHRI).